Home Kronika Tronditet Tirana/ Shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse në një lokal, policia...

Tronditet Tirana/ Shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse në një lokal, policia jep detajet e para

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mesnatën që lamë pas në Tiranë.Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 në rrugën ‘Shyqyri Brari’. Sipas policisë shpërthimi ndodhi në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Aktualisht blutë po hetojnë në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Previous articleZoran Tegeltija zgjidhet kryeministër i Bosnje dhe Hercegovinës
Next articleDurrës. Ekspertët shqiptarë dhe sllovenë: Godina e postës e sigurt