Home Kronika Tronditet Tirana që në mëngjes/ Shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse pranë...

Tronditet Tirana që në mëngjes/ Shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse pranë një lokali

foto ilustrimi

Mëngjesi i sotëm në Tiranë ka nisur me një shpërthim të fuqishëm pranë një lokali. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë.

“Më datë 01.12.2019, rreth orës 03:40, në Bulevardin Zog i Parë, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit P.F, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasoja në njerëz por veç dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Previous article50 psikologë nga Kosova ikin në zonat e prekura nga tërmeti
Next articleTërmet që vret ngadalë, çdo ditë