Disa imazhe tronditëse të shpërndara në mediat sociale që tregojnë robërinë dhe vrasjen e pesë të rinjve kanë shkaktuar zemërim në Meksikë, megjithëse autoritetet nuk i kanë konfirmuar vdekjet dhe po hetojnë rastin.
Grupi prej pesë miqsh, të moshës 19 deri në 22 vjeç, u zhduk të premten e kaluar në shtetin perëndimor të Jalisco, duke shkaktuar zemërim, në një vend ku vrasjet dhe rrëmbimet janë shumë të zakonshme.
“Është shumë e mundur që të rinjtë që shfaqen në fotografi të jenë të afërmit e tyre,” tha prokurori i shtetit Blanco Trujillo në një konferencë për shtyp të martën.
Zyra e prokurorit të shtetit tha në një deklaratë të mërkurën se kishte siguruar një fermë ku u gjetën njolla gjaku dhe këpucë, gjë që fakton se pesë të rinjtë ndodheshin në atë zonë.