Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, mëngjesin e sotëm. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se të shtëna armësh janë raportuar në Indianapolis, në një qendër shpërndarje të FedEx, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 8 persona dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Për policinë ka dhënë dëshminë një punëtor i FedEx, që sipas tij ka parë një burrë me një armë. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe “Fedex”. “Jemi të vetëdijshëm për të shtënat tragjike në objektin tonë afër aeroportit të Indianapolisit. Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Po punojmë që të mbledhim më shumë informata dhe jemi duke bashkëpunuar me autoritetet hetuese.