Home Politike Trondit Sali Berisha: Lulzim Basha është shpallur anëtar organizate kriminale! Ja çfarë...

Trondit Sali Berisha: Lulzim Basha është shpallur anëtar organizate kriminale! Ja çfarë do e fundosë

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ndal sot në Devoll për ‘Foltoren’ e 26-të me demokratët. Ish-lideri historik i PD hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se në 8 vite qeverisje e çoi Shqipërinë nga një rekord i zi në një tjetër duke e kthyer vendin në delen e zëzë të Ballkanit.

Berisha i kërkoi sërish Bashës të japë shpjegime për përfshirjen në dosjen ‘Toyota Yaris’ dhe ‘Muzin’.

“Dosja i kishte rrënjët në Belgjikë, atje kishin nisur hetimet. Atë nuk ia mbyllte Rama. Këto kohë zbulohen dokumente ku ministria e drejtësisë në vend i jep dritën jeshile për ndjekje penale të Bashës me kërkesë të autoriteteve belge. Kjo ka ndodhur në 2019 dhe ka vijuar edhe këtë vit. Drejtësisë belge që e kishte marrë në pyetje Bashën, ajo është drejtësi e pavarur. Ka nuhatur dhe ka kërkuar marrjen e tij me forcë në pyetje dhe procedimin penal. I kërkoj jep dorëheqjen, mos u fsheh pas dosjeve tua. Rama të ka kursyer e të ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, me dosje në Belgjike shpallet anëtar i organizatës kriminale. Me këtë rast ju garantoj se sic e ka zakon se ‘për çdo gjë fajin e ka Saliu’, ai prishi operacionin dhe ia kam thënë pa ardhur Toyota në Shqipëri. Kjo nënkupton implikimin tënd. Ka fshehur se ishte thirrur 5 herë për tu proceduar penalisht. Tetor të këtij viti u thirr përsëri, më 17 prokurorët belg e presin në zyrën e tyre”, tha Berisha.