Home LifeStyle Trondit Miss-i shqiptar, tregon detajet shokuese: “Më shpëtoi Interpoli, komshiu im më...

Trondit Miss-i shqiptar, tregon detajet shokuese: “Më shpëtoi Interpoli, komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi”

Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu rrëfeu para pak ditësh historinë tronditëse të jetës së saj, sesi në moshën 13-vjeçare është përdhunuar dhe trafikuar nga disa persona.

Së fundmi në një rrëfim për “Prive”, Tuti ka zbuluar të tjera detaje shokuese. Ajo ka treguar se është trafikuar nga një komshi i saj nga Kosova drejt Serbisë. Miss Universe Kosova ka treguar se në ditën e tetë të atij makthi e shpëtoi Interpoli dhe e dërgoi në Kosovë.

“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi.

Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, ka rrëfyer Sejdiu.

Ndërkohë që shumë njerëz e akuzuan se e tregoi historinë për viktimizim, ajo është shprehur se ka pasur në të vërtetë 2 arsye të tjera.

“E tregova historinë e jetës për dy arsye: për babain tim që ka kërkuar drejtësi dhe t’ju tregoj gjithë femrave se ne nuk duhet të heshtim, por ta mbajmë kokën lart dhe të flasim”.

“Më shpëtoi Interpoli”/ Trondit Miss-i shqiptar, tregon

SOURCEbulevard news
Previous articleBasha: Regjimi Rama-Doshi punoi ethshëm për të penguar ndryshimin që donin shqiptarët
Next articleBasha: 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, por PD doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore