Home Kronika Tritol mobilierisë në Fushë Krujë, dëme të mëdha! Dëmtohen edhe bizneset përreth!...

Tritol mobilierisë në Fushë Krujë, dëme të mëdha! Dëmtohen edhe bizneset përreth! Ja kush është pronari

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar në periferi të Fushë-Krujës në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vënë një mobilierie në pronësi të Bujar Caraci, banor i zonës i cili e ka dhënë me qira te një person tjetër me inicialet B.Ç. Nga shpërthimi ka dëme të mëdha materiale pasi e gjithë godina është shkatërruar madje janë dëmtuar dhe bizneset përreth.

“Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras,  në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë,  ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor  dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Previous articleKëta janë tre gjyqtarët që i hoqën Berishës vulën e PD-së nga dora
Next articleGjykata e Apelit rrëzoi Berishën, reagon Shehu: Duhen “pështyrë në fytyrë” me përbuzje “patericat”, “eunuket” e Ramës