Home Bota Tripoli-Sulmohet ambasada franceze, lëndohen dy rojet

Tripoli-Sulmohet ambasada franceze, lëndohen dy rojet

trippoliNjë makinë bombë ka shpërthyer të martën para ambasadës së Francës në kryeqytetin libian Tripoli duke plagosur dy roje të sigurisë.

Shpërthimi i fuqishëm, sipas medieve ndërkombëtare, ka shkaktuar dëmtime serioze në ndërtesën e përfaqësisë diplomatike franceze, që gjendet në lagjen Gargaresh të kryeqytetit.

Ministri i Jashtëm i Libisë Mohammed Abdel Aziz ka dënuar sulmin, duke e quajtur atë si një “akt terrorist”.

“Ne dënojmë fuqishëm këtë akt, të cilin ne e shohim si akt terrorist kundër një kombi vëllazëror i cili ka mbështetur Libinë gjatë revolucionit” të vitit 2011 i cili ka rrëzuar regjimin e Moamer Gadafit, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP ministri i jashtëm i Libisë.

Detonimi i makinës bombë, thuhet se ka shkatërruar në tërësi murin mbrojtës të ambasadës, dhe i ka vënë flakën dy makinave civile.

Dëshmitarët thonë se shpërthimi ka ndodhur në orën shtatë të mëngjesit, sipas orës lokale.

Shtatorin e shkuar, Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Benghazi po ashtu ishte sulmuar nga militantë, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Previous articleKëtë femër, ëndërrojnë ta çojnë në shtrat gjithë amerikanët
Next articleKoreja Veriore do statusin e shtetit bërthamor