Kryetari i PD së Durrësit Osman Stafa që ka kohë që orientohet nga media dhe jo kauza e tij politike si opozitar një javë pas shembjes së dheut në Kodrën e Currilave ka sulmuar ashpër. Ai ka akuzuar qeverinë për atë që ndodh në një investim që është bërë në kodrën e Currilave, ndërsa ka premtuar se do ti drejtohet KLSH dhe prokurorisë për skandalin që ka ndodhur atje. “Ky denoncim i referohet investimit prej 2 miliardë e 400 milion lekë investime të hedhura në baltë në Currila”, është shprehur Stafa në statusin e tij në rrjetin social, ndërsa nuk ka pasur guximin të mbledhë gazetarët në një konferencë shtypi pasi mund ti kërkonin emra. “Ne cilesinë e kryetarit të Partisë Demokratike Durrës, ndjej obligimin të denoncoj para qytetarëve dhe medias abuzimet me taksat e qytetarëve shqiptarë. Ky denoncim i referohet situatës se krijuar në zonën e Currilave. Si çdo investim fasadë, modeli i kesaj qeverie dhe ky investim ishte fasada e rradhës. Mediat, referuar zërave të përfaqsuesve të pushtetit qëndror dhe lokal prezantuan para qytetarëve fasadën e rradhës. ( gjatë kohës së nisjes së “demek investimit” ). Qytetarëve ju deklarua se më në fund u “frenua” rreshqitja e dheut …Por situata dhe faktet konfirmuan mashtrimin e rradhës”, është shprehur Stafa ndërsa më poshtë ai ka renditur një sërë faktesh si kujtesë:
-Qytetarëve ju deklarua me mburrje se u rrit siperfaqa e gjelbërt nga 6.7 ne 8 m2 për frymë. Jo që nuk u rrit por dhe ajo pak sip e gjelbërt që ishte u asgjesua.
-Thonë që është hedhur farë, se çfarë fare dhe ku nuk dihet dhe nuk gjendet.
-U mbollën disa fidanë,se c’farë fidanesh ishin dhe se ku janë as ata qe i mbollën e kanë të vështirë ta cilsojnë.
-U përdor data. 5 Qershor 2014 për inagurim dhe fillim punimesh, si Dita Boterore e Mjedisit… për të prishur në fakt dhe atë pak mjedis që vetë natyra luftonte që ta ruante.
-Qytetareve ju dha lajmi se do të kenë perfitime të mëdha dhe një park të gjelbërt dhe të aksesueshëm nga vizitorët…
Ndërkohë që Stafa ka shprehur edhe keqardhjen për qytetarët që kanë besuar këtë investim dhe atë që ai nuk e tha kurrë. “Sa keq për keta të mjerë sepse as vetë nuk e besuan lajmin e dhënë. Kostoja reale është 240 milion lek të reja ose 2 miliardë e 400 milion lek të vjetra.
Mendoj dhe besoj se organet kompetente kanë detyrimin ligjor dhe moral të fillojnë proceduren për të vënë përpara përgjegjsisë, përgjegjsit dhe abuzuesit me fondet publike. Nesë strukturat përgjegjëse nuk do të reagojnë, Partia Demokratike do ti drejtohet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë së rrethit Durrës, është shprehur Stafa. Në të gjithë këtë prononcim Stafa harroi vetëm një gjë të vogël, fare të papërfillëshme. Investimi është bërë nga Ministria e Mjedisit dhe ministër është z. Lefter Koka. Dikush duhet të ndërmjetësojë nga nënkryetarët që Stafa ti përmendë edhe emrin zotit Koka se nuk ka për ti thënë gjë!
Kodër Vila, do të rikonstruktohet pa asnjë kosto shtesë dhe në një kohe të shkurtër
“Kodër Vila, do të rikonstruktohet pa asnjë kosto shtesë dhe në një kohe të shkurtër”, kështu konfirmojë burime pranë Ministrisë së Mjedisit, pas krijimit të një situate kaotike si pasojë e shirave intensive të të ditëve më parë që kanë përfshirë vendin tonë. Po të njëjtat burime kanë konfirmuar për gazetën “Bulevard” se shkak i rrëshkitjeve masive të Kodër Vilës është bërë sasia e madhe e reshjeve si asnjëherë më parë, ku në harkun të katër orëve ka rënë rreth 130 mm shi, gjë që përveç përmbytjeve në pjesën më të madhe të Durrësit, kanë sjellë edhe dëmtime serioze të Kodër Vilës. “Rikostruksioni i Kodër Vilës do të realizohet brenda një afati të shkurtër kohor, sapo të përmirësohet situata meteorologjike dhe me kosto monetare të mirëmbajtjes që është planifikuar për investime të tilla”, kanë bërë të ditur burime konfidenciale pranë këtij dikasteri për gazetën. Prej disa ditësh, kjo zonë është rikthyer në gjendjen e mëparshme, me rrëshkitje, si pasojë e çarjes së rrjetës dhe shpërbërjes së masës argjilore nga e cila përbëhet kjo zonë. Rreshjet e ditëve të fundit që përfshirë vendin tonë, kanë bërë që masivët e dheut të rëshkasin dhe e gjithë “shëtitorja” e improvizuar mes për mes të çahet e të bier në njërin prej akseve të rrugës në afërsi të brrylit në Currila. Megjithatë kjo situatë e krijuar nuk do të zgjasë për shumëkohë në gjendjen që ndodhet sot, pasi punimet do të rifillojnë së shpejti për ta kthyer zonën në gjendjen e mëpërashme dhe në funksion të qytetarëve, të cilët mund ta shfrytëzojnë atë për xhirot e pasditeve në këtë shëtitore fare pranë detit dhe ajërit të pastër. Firma që ka zbatuar këtë projekt do të rinisë punimet duke zëvndësuar rrjetën e dëmtuar, riparimin e faqeve të dëmtuara si, më gjithë elementët përbërës sipas projektit të mëparshëm, duke i dhënë Durrësit një destinacion të ri shlodhës përgjatë sezonit veror por jo vetëm.
Situata
Një projekt tepër ambicioz dhe me vlerë financiare të konsiderushme, nisi në 5 qershor 2014-të Ministria e Mjedisit, në kuadër të ditës Botërore të mjedisit njoftoi fillimin e punimeve për rehabilitimin e Kodër Vilës e njohur si Kodra e Currilave në qytetin e Durrësit dhe përfundoi në fund të vitit. Me zbatimin e projektit të rehabilitimit dhe pyllëzimit të Kodrës, nisi në këtë mënyrë një punë konkrete që pritej të kishte një impakt të madh për Durrësin. Një zonë e njohur për problematikën e saj ndër vite pasi në çdo sëezon shirash rrezikonte banorët dhe kalimtarët, subjektet dhe banesat e ndërtuara aty pranë. “Në jo vetëm që do të zgjidhim problemin e rreshqitjes, por edhe do t’i ofrojmë qytetarëve një park të bukur, të gjelbërt dhe mbrojtës të ekosistemit”, pohoi ministri i mjedisit në fillimine e punimeve. Projekti për rehabilitimin u hartua, zbatua dhe financua nga ky dikaster, që kishte qëllim që ta transformonte zonën , nga një zonë me rrëshkitje të herë pas hershme të dheut mbi shtëpi banimi, në një park të gjelbërt dhe të aksesueshëm për qytetarët. Projekti përfshiu sigurinë teknike me rrjeta mbajtëse dhe mbjelljen e pemëve dhe me bar, në mënyrë që kodra të mos rrëshkiste më. Në total kostoja e projektit ishte 240 milionë lekë të reja (me TVSH), ku u ndërtuan pedonaleja, u vendosën stola, ndriçim, vend për biçikleta dhe u mbollën pemë.