Home Sport Tri pikë në transfertë, Milan bën detyrën dhe kërcënon kryesuesit e Napolit

Tri pikë në transfertë, Milan bën detyrën dhe kërcënon kryesuesit e Napolit

Në stadiumin “Arechi” në Salerno, Milan ia doli ta niste vitin mbarë duke marrë tri pikë. Kuqezinjtë e Piolit fituan 1-2 me Salernitanën. Kampionëve në fuqi të Italisë i janë dashur 15 minuta për të mbyllur llogaritë e ndeshjes.

Leao në minutën e 10-të dhe Tonali në të 15 minutë bënë që pjesa e parë mos kishte histori. Në pjesën e dytë Diaz pa t’i anullohej një gol, ndërsa Bonazzoli në minutën e 83 shënoi për 1-2. Momentalisht Milan me 36 pikë mban vendin e dytë në klasifikim.

Previous articleEMRAT/ U përfshinë në konflikt me kolegët, përjashtohen nga Policia e Shtetit 3 efektivë
Next article2023, rimbursimi përveç barnave do mbulojë protokollet e trajtimit të diagnozave