Home Sport Tri pikë me vuajtje, Liverpool bën detyrën në shtëpi, Arsenal ‘poker’ në...

Tri pikë me vuajtje, Liverpool bën detyrën në shtëpi, Arsenal ‘poker’ në Londër

Në “Anfield Road”, Liverpool fitoi 2-0 me Wolves në Premier League. Ndeshja e prapambetur për javën e 7-të në kampionat foli për vendasit e Klopp, që shënuan dy gola në pjesën e dytë. Van Dijk në minutën e 73 dhe Salah në të 77 minutë vendosën ndeshjen. Liverpool me 39 pikë pas 24 javëve mban vendin e gjashtë, ndërsa Wolves me 24 pikë renditet në vendin e 15-të.

Arsenal ‘poker’ në Londër, Evertoni  ‘zhytet’ në fundin e Premier League

Në “Emirates”, Arsenali fitoi 4-0 me Evertonin për ndeshjen e prapambetur të javës së 7-të në Premier League. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 40-të nga Saka, ndërsa Martinelli në minutat 45+1 dhe 80 shënoi dopietë. Odegard në të 71 minutë shënoi golin tjetër. Me 60 pikë pas 25 javëve, Arsenali mban vendin e parë në Premier League. Everton me 21 pikë mban vendin e 18-të.

Previous articleHistoria tragjike e fshatit që u masakrua nga sllavo-komunistët: Shtabi komunist i Vlorës, dërgoi dy atentatorë, Alimerkon e Zotajn, për të vrarë ‘Xhepin’ e ‘Vangjon’, por djemtë e Gjormit…
Next articleVigan Qorrolli zbulon një të vërtetë të padiskutueshme nga plani franko-gjerman