Edi Rama e ka cilësuar si më të frytshmin takimin që ka zhvilluar në qytetin e Durrësit me peshkatarët. Në mëngjes ai është ndodhur pranë tyre në një interesim mjaft të madh dhe në një kureshtje për të dëgjuar se çfarë ju ofron program i PS kësaj kategorie ku është lidhur fati i mjaft familjeve në Durrës. Për më shumë se një orë ai është përballur me situatëne rëndë të këtij porti i cili pothuajse është rrënuar dhe kushtet e vështira me të cilat ata punojnë. Ata janë shprehur për cmimin e lartë të karburantit të cilin shpesh detyrohen ta blejnë në portet fqinje. Po ashtu ata ngritën shqetësuimin e shkatërrimit të një doku të vogël ku riparonin anijet e peshkimit i cili sipas tyre ështëende efikas për tu vënë në punë para se të shkatërrohet. Pasi ka dëgjuar me radhë problemete tyre dhe zgjidhjen që mund të marrin Rama i ka falenderuar për pritjen e ngrohtë dhe besimin që kanë shprehur në qeverisjen e pas 23 qershorit. Ai i ka premtuar atyre se tri janë gjërat që do të ndërhyjë menjëherë qeveria e drejtuar nga ai për ti përmisuar. Së pari ai u garantoi atyre se do të rregullojë menjëherë cmimin e karburantit me qëllim që ata të jenë në nivele të tregut të karburantit si peshkatarët e vendeve të tjera fqinje të paktën në këtë drejti,. Po ashtu ai i premtoi se do tuzgjidhte problemin e mbajtjes dhe futjes në eficensë të dokut për të riparur në Durrës anijet dhe për të mos paguar mijëra euro për riparime në portet e Greqise. Ajo që gjeti mirëkuptimin si pika e tretë e ngritur si shqetësim nga peshkatarët ishte premtimi i Ramës për ti dhënë përparsi formimit të të rinjëve me profesionin e peshkatarit pasi sic thanë vetë ata peshkatarët e vjetër ose kanë dalë në pension ose kanë vdekur dhe atyre u duhet të humasin shumë kohë për të mësuar të rinjtë që kërkojnë të punojnë në këtë sector. Rama i premtoi atyre se këto tri gjëra do të jetë detyrimi i parë i qeverisë së drejtuar prej tij me të ardhur në pushtet.