Home Ekonomia Tregu valutor i paqëndrueshëm – Dollari amerikan rikuperon pikë ndërsa dobësohet Franga...

Tregu valutor i paqëndrueshëm – Dollari amerikan rikuperon pikë ndërsa dobësohet Franga zvicerane!

Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi me një rritje shumë të lehtë nga dita e djeshme është blerë sot me  110.6 lekë dhe është shitur me 111.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon edhe sot të mos regjistrojë luhatje të rëndësishme të kuotës pasi blihet mëngjesin e kësaj të marte me 116.2 lekë dhe shitet me 116.8 lekë sikurse edhe një ditë më parë.

Paundi britanik është forcuar këtë të martë pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë sot me 134.3 lekë dhe është shitur me 135.5 lekë duke shënuar kështu një rritje të vlerës.

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka humbur pikë ditëm e sotme pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 116.7 lekë dhe është shitur me 117.6 lekë./SCAN

Previous articleSamiti i BE-së, firmoset marrëveshja për ‘Roaming’ mes liderëve
Next articleNexhmedin Spahiu: Mos u mburrni kot me ata, Xhaka dhe Shaqiri s’janë prej nesh. S’janë as patriotë