Home Aktualitet Tre raste të reja me COVID dhe 10 të karantinuar, mbyllen dy...

Tre raste të reja me COVID dhe 10 të karantinuar, mbyllen dy kate të Universitetit të Vlorës

Në Univesitetin e “Ismail Qemali” në Vlorë janë konfirmuar 3 raste të reja me koronavirus e për këtë shkak është mbyllur kati i parë dhe i dytë i godinës së këtij Universiteti.

Ndërkohë për shkak të infektimit të tre personave në këtë universitet, 10 të tjerë që kanë pasur kontakte me të infektuarit, janë karantinuar derisa të kenë rezultatin e tamponit për COVID-19. Bëhet e ditur se edhe departamenti i biologjisë pranë këtij universiteti është mbyllur ndërsa godina pritet të dezinfektohet.

SOURCEBulevard News
Previous articlePresidenti Meta si shenjtor, bekon politikanët në Ditën Ndërkombëtare të Paqes
Next articleDeputeti socialist bëhet gati për fushatë, i thur lave vetes : Jam figura më…