Home Kronika ‘Tre atentatet e dështuara’/ Karamuço: Skenarët e mundshëm që na përfshijnë në...

‘Tre atentatet e dështuara’/ Karamuço: Skenarët e mundshëm që na përfshijnë në sulmet terroriste

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar tre skenarët e mundshëm që na përfshijnë në sulmet terroriste.

I ftuar në emisionin “Log”, Karamuço u shpreh se një rrezik konstant mbeten kurdët.

Sipas tij, ata mund të sulmojnë vendin tonë si shenjë hakmarrje për shkak të marrëdhënieve të mira që kemi me Turqinë, i dyti nga Siria e Bashar Al Asad, por rreziku më i madh sipas ekspertit është Irani.

Karamuço zbulon se, ka patur 3 sulme të dështuara nga ana e iranianëve ndaj kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

“Tre janë skenarët e mundshëm që ne na përfshijnë sulmet terroriste. Të parët janë Kurdët. Marrëdhëniet e mira që ne kemi me Turqinë, e cila lidhet edhe me ekstradimin e shtetasve kurdë që ka në vendin tonë.

E dyta është me Bashar Al Asadin, edhe ata mund të bëjnë diçka. E treta, rreziku më i madh është Irani. Irani gjithmonë ngarkon të tjerët. Janë 3 atentate të dështuara kundër kryegjyshatës Botërore të bektashinjve”, tha Karamuço.

Previous articleSfidon Katar-in dhe FIFA-n, federata angleze: Nuk pyesim për gjoba, Kane do mbajë shiritin “ylber” në Botëror
Next articleMeta: Rama armiku kryesor i lirive të të rinjve, autori i vrasjes së shpresës!