Home Editorial Trashëgimia komuniste, Tranzicioni dhe “Trekëndëshi i Bermudës

Trashëgimia komuniste, Tranzicioni dhe “Trekëndëshi i Bermudës

Nga Skënder Kapiti

SotRevolucion” demokratik  do të thotë cmontim të  “Trekëndëshit të Bermudës” që do i jipte fund tranzicionit traumatik paskomunist; që do i jipte fund elitës së vjetër politike dhe rrangalleve e fantazmave të së vjetrës komuniste dhe asaj të korrupsionit. “Trekëndeshi i Bermudës” është akumulimi politik i llumit të korrupsionit, të sistemit kriminal të tij padrejtësi e antipublik. Tani ëshhtë koha për t’u ndarë përfundimisht nga politika e së shkuarës, nga fantazmat e ishkomunizmit, nga fantazmat e krimit e të korrupsionit.Rënia e komunizmit socialist në fakt nuk e shembi praktikën , as mendësinë dhe as nuk e crrenjosi komunizmin sepse nuk bëri dekomnistifikimin e vëndit. Por komunizmi u shndërrua në demokraci korrupsioni e hajnije, që sot ky sistem është “Trekëndëshi i Bermudës”, i partitokracive  apo bandave politike rilindje -lsi-foltore.

 Në demokraci nuk ka nevojë për revolucion ,por nëse flitet për revolucion ,kjo do të thotë se aty nuk ka demokraci por ka anarshi e korrupsion, krim, padrejtësi e autokraci.

 

HIPOKRIZIA E NJË PSEUDOREVOLUCIONI DEMOKRATIK  FOLTORE-LSI

Dhe përderisa Foltorja dhe LSI flasin se po bëjnë revolucion , këtu ata thonë një të vërtetë, sepse ata të dy dhe Partia Socialiste e dinë shumë sakt se në Shqipëri nuk ka demokraci por ka sistem korrupsioni,krimi e hajdutërie. Keta tre e dinë më mirë ketë fakt sepse ata e instaluan sistemin hajdutokratik dhe korruptiv, këta   që janë edhe “Trekëndëshi i Bermudës”.

 

Revolucion do të thotë përmbysje sistemi. Nëse dikush sot si p.sh. Foltorja përmend se po bën revolucion demokratik, këtë ajo e ka si kauzë të vjedhur dhe as nuk i shkon asaj një kauzë e tillë, pervecse që e përdor atë  për mashtrim publiK. Pra pretendimi se Berisha-Meta po bëjnë revolucion demokratik është një hipokrizi, pasi   në fakt përpjekja e tyre eshte regresive dhe si një reaksion kunder revolucionit demokratiko-ligjor.

Kjo për faktin se Foltorja , foltoristët dhe kryefoltoristi  në këto 30 vite tranzicion, ata së bashku me politikën e PS-së dhe të LSI-së , ata të tre që Basha i ka etiketuar sakt, janë “Trekëndëshi i Bermudës” që kanë  ngritur  dhe instaluar   regjimin  jodemokratik dhe korrupsionin në sistem.

 

Dhe   është Basha dhe Elita e Re politike e Partisë Demokratike që ka si kuazë të saj emancipimin dhe konsolidimin e demokracisë; që ka si kauzë vënien në funksionim të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të shoqërisë  për ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni traumatik i këtyre 30 viteve ku e ka zhytur “Trekëndëshi i Bermudës”.

 

Demokracia paskomuniste ishte një dështim, sepse së pari kjo demokracia paskomuniste nuk ishte demokraci republikane, pra nuk ishte demokraci e të gjithëve dhe për të gjithë, por ishte një demokraci, drejtësi dhe liri për një pakicë politikanësh,pushtetarësh, shtetarësh, oligarkësh dhe mediatikësh që sot janë në aleancë për ta mbrojtur ngrehinën e tyre tashmë të kalbur nga korrupsioni,  “Trekëndëshin e  Bermudës”; demokracia paskomuniste ishte një demokraci autokratike , pra një demokraci pa demokracitet dhe ishte demokraci korruptive.

 

Me një fjalë demokracia paskmuniste vetëm fjalën e kishte demokraci sepse ajo nuk kishte demokracitet dhe kjo demokraci nuk qeverisej nga ligji demokratik ; ishte një demokraci që nuk gjëndej në popull.

Dhe si e tillë ajo si demokraci dështoi dhe prodhoi autokraci individësh e autokraci partiakësh e grupesh interesi; kjo demokraci prodhoi liri për të vjedhur, grabitur e zhvatur politika,pushteti dhe oligarkia; kjo demokraci prodhoi papunësi,padrejtësi, korrupsion , varferi, vjedhje,papërgjegjshmëri, eksod,trafikim droge,  moszhvillim dhe mosintegrim.

Aktori i ketij dështimi janë “Trekëndëshi i Bermudës”.

Pra nëse flitet për revolucion demokratik , atë do e beje elita e re politike  dhe Basha duke cmontuar “Trekëndëshin e Bermudës”.

Në demokraci revolucionin  demokratik e bëjnë zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të pamanipuluara, zgjedhje të cilat Bashës ia vodhën fitoren  me 25 Pril 2021, sepse ato zgjedhje ishin zgjedhje antidemokratike dhe të blera.Dhe pikërisht kur Basha dhe PD institucionale  po kërkonte hetimin dhe aulimin e ketyre zgjedhjeve , dhe kur SHBA shpallen non grata kryefoltoristin Berisha, doli në skenë foltoja antiBasha, antiPD  dhe antiSHBA.

Për kryerjen e këtij misioni: per dëbimin e “Trekëndëshit te  Bermudës”; të kësaj politike antidemokraci, antishtet, të kësaj politike të vjetër   të krimit, e korrupsionit; për dekomunistifimin dhe dekriminalizimin e saj ,këtë mision e nisi me guxim Basha. Këtë po e verteton përditë e më shumë koha. Pra Basha është autori dhe misionari i fillimit dhe vënies në funksionim te një politike të re emancipuese dhe konsoliduese të demokracisë.

Previous articleAksidenti fatal në Kosovë/ Zbardhen emrat e 4 viktimave, detaje tronditëse nga përplasja e trefishtë
Next articleProtesta e pedagogëve/ Ftesa e Metës: Bashkohuni me lëvizjen e opozitës