Sot porti i Durrësit ka mirëpritur anijen ushtarake italiane “San Marco”. Anija logjistike luftarake, e gjatë 136 metra dhe e gjerë 26, mund të mbajë edhe mjete fluturuese, kryesisht helikopterë, si dhe të paktën 350 ushtarë.
“San Marco”, është anija e dytë e marinës Italiane dhe bën pjesë në treshen e klasit San Giorgio, e pajisur me heilkoper-mbajtëse. “San Marco” ka një gjatësi prej 136 m, zhytje deri në 6,5 m dhe gjerësi 26m. Klasi San Giorgio i Marinës Italiane, i njohur ndryshe edhe si klasi Santi (pasi tre njësitë që e përbëjnë mbajnë emrat e tre shenjtorëve), përbëhet nga tre anije luftarake amfibe të tipit zbarkuese(LPD): “San Giorgio”, “San Marco” dhe e fundit, me një dizajn paksa më të ndryshëm, “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.
Anija në fjalë po mbante disa mjete ushtarake të KFOR që kanë si destinacion final Kosovën dhe pritet të largohet nga porti i Durresit ditën e mërkurrë.