Home Sport Trajneri Sylvinho ‘intervistohet’ nga Rama: Kemi arritur një objektiv, por kemi edhe...

Trajneri Sylvinho ‘intervistohet’ nga Rama: Kemi arritur një objektiv, por kemi edhe më tepër përpara

Kryeministri Edi Rama ka çelur sezonin e tij të dytë të podcasteve, me trajnerin e kombëtares Shqiptare të Futbollit Sylvinho.

Ai rrëfeu emocionet e tij jo vetëm për marrjen e detyrës por edhe suksesin e kuqezinjve në këtë fazë të eliminatoreve të kampionatit Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani, ku Shqipëria ndodhet aktualisht në krye të grupit. Ndër të tjera, Silvinjo ka rrëfyer për pritshmëritë e tij ndaj kombëtares.

“Të gjitha sa u thanë janë të drejta. Jemi të vetëdijshëm që po ecim mirë dhe kur bëhet fjalë për këtë, sigurisht që protagonistët janë lojtarët. Të gjithë kemi kaluar nëpër rrugën tonë si lojtarë dhe aty produkti është i mirë, siç e tha Paolo. Janë lojtarë shumë të fortë, janë të mirë, menaxhimi është i mirë. Kemi tri finale, kemi tri finale. Prandaj është i bukur futbolli, për të gjitha këto. Një grup i vështirë, i ekuilibruar, megjithatë, e kemi arritur pjesën e parë të objektivit një kuptim. Fitorja e djeshme na çon drejt një ndeshjeje më shumë në tetor dhe me një rezultat të mirë arrijmë në nëntor, në kushtet për t’u kualifikuar, çka varet vetëm nga ne. Kjo është pjesa e parë. Pas nëntorit, pastaj, të shohim, por pjesë e objektivit, deri më tani, ishte kjo.”- tha ai.

Previous article“Asete të oligarkëve ukrainas”, Moska nxjerr në shitje apartamentin e presidentit Zelensky në Krime
Next articleDjali humbi të gjithë familjen në tërmetin shkatërrimtar në Marok, gjesti i Real Madridit