Home Sport Trajneri i Zvicrës “ëmbëlson” kundërshtarin, 9.3 kg çokollatë

Trajneri i Zvicrës “ëmbëlson” kundërshtarin, 9.3 kg çokollatë

Të ndalojë kampionët e Europës, Italinë në një barazim 0-0 në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës, meritonte një dhuratë. Kështu trajneri i Zvicrës, Murat Yakin vendosi t’i dërgojë Federatës së Irlandës së Veriut një kuti plot çokollata, pasi barazimi i të kaltërve, i hapi rrugën helvetëve të kalonin direkt për në Katar.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Yakin përgatit paketimin i lumtur teksa shprehet “Sëeet Caroline”: “93 minuta pa pësuar gol kundër Italisë, kampionëve të Europës, janë 9.3 kg çokollatë zvicerane për Irlandën e Veriut”.