Home Slideri Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson s’ka më fjalë për Van Persin

Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson s’ka më fjalë për Van Persin

vanpersi 10Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, i ka thurur elozhe të tjera paraqitjes së Robin Van Persit, i cili ka marrë një rol protagonisti kryesor në radhët e kësaj skuadre ndonëse ka pak muaj që i është bashkuar asaj. Holandezi u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen e Kupës FA ndaj Uest Hem, por ishte mjaftueshëm për të lënë shenjë në këtë takim me golin e tij në minutën e fundit të sfidës për të marrë një barazim 2-2 që i mundësoi Mançester Junajtid qëndrimin në aktivitet dhe përsëritjen e kësaj ndeshje në “Old Traford”.

“Tani ai është një lojtar i pjekur. Ai i ka sjellë një pjekuri të madhe skuadrës sonë në repartin e avancuar dhe paraqitja e tij sapo hyri në fushën e lojë ishte e jashtëzakonshme”, pranoi Ferguson.

Trajneri i Mançester Junajtid është i ndërgjegjshëm se ekipi i tij ka fituar statusin e skuadrës që nuk dorëzohet kurrë dhe arrin rezultate të rëndësishme falë ngulmimit në minutat e fundit.

“Me skuadrën tonë, nuk e humb kurrë shpresën. Kur rezultati është në disavantazh 2-1 dhe kanë mbetur pak minuta nga fundi, ti thjesht shpreson për një moment fatlum. Por ky gol, duke filluar nga pasimi i Rajan Gigs e më pas finalizimi i Van Persi, ishte absolutisht i klasit botëror, absolutisht fantastik”, tha trajneri skocez.

 

 

Previous articleDurrës, 18-vjeçarja i vjedh 88 mijë franga të atit, për t’i blerë makinë të dashurit
Next articleEdhe Kisha Orthodokse në Durrës “test” për censusin. Gjysma e të anketuarve nuk e kanë plotësuar atë