“Ndihem me fat që stërvis këta futbollistë”! Trajneri i Erzenit flet pas fitores me Kukësin: Tifozët na kanë mbështetur gjithmonë, janë njerëzit tanë më besnik.
Kapllani: “Jam shumë i gëzuar pasi më në fund erdhi momenti që të fitojmë. Kishim kohë që po e përgatisnim ndeshjen me Kukësin. Erdhëm me vetëm një mendim në kokë, për të fituar. Ndihem shumë me fat që stërvis këta futbollistë pasi ato përshtaten shumë shpejt me idetë e mia. I kaluam pa probleme ato minuta kur Kukësi na vendosi në presion.
Tifozët? Që në ditën e parë që kam zbritur në Shijak dhe deri tani, ata kanë qenë njerëzit me besnik. Na kanë mbështetur në shi dhe në temperaturat më të ulta dhe më të larta. Kanë qenë gjithmonë lojtari ynë i 12, i falënderoj nga zemra. Ne do të japim gjithçka për ta”.