Home Sport Trajner në Kamëz, kampioni Suli sërish: “Bëni mirë të ikni nga Shqipëria”

Trajner në Kamëz, kampioni Suli sërish: “Bëni mirë të ikni nga Shqipëria”

Edhe pse aktualisht ai është punësuar si trajner i ekipit të Kamzës, ish-nënkampioni i botës në peshëngritje, Ilir Suli, i qëndron besnik dekleratës së tij, ku i bënte thirrje të rinjve që të largoheshin nga Shqipëria.

“Këtu në këtë vend çfarë s’po ndodh. Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua” – kishte deklaruar ish-peshëngritësi Suli, i cili befasoi dhe tronditi shoqërinë shqiptare me fjalët e tij, ku shpesh herë ka treguar se është i papunë.

Mirëpo, së fundmi në një intervistë për “News 24”, ish-kampioni i botës Ilir Suli ka rrëfyer se është punësuar si trajner në krye të ekipit të Kamzës. Por megjithë atë, ai është shprehur se i qëndron besnik deklaratës së bërë pak muaj më parë.

“Pavarësisht se punoj te ekipi i Kamzës, i qëndroj deklaratës time, ikni nga Shqipëria me vrap,”- është shprehur përsëri ish-nënkampioni.