Home Maqedonia Trajko Veljanovski apel ndërkombëtarëve për të vëzhguar zgjedhjet lokale

Trajko Veljanovski apel ndërkombëtarëve për të vëzhguar zgjedhjet lokale

zgjedhjetKryeparlamentari Trajko Veljanovski ka njoftuar se iu ka bërë ftesë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare për t’i vëzhguar zgjedhjet lokale të 24 marsit që do të mbahen në Maqedoni.

“Në bazë të neneve 161 dhe 162 të Kodit zgjedhor, parashihet që tërë procesi zgjedhor të vëzhgohet nga organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja si dhe shoqata të regjistruara vendore. Në këtë drejtim kam ftuar kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Rikardo Milori, kryetarin e Parlamentit Evropian Martin Shulc, kryetarin e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Zhan Klod Minjon si dhe kryetarin e Asamblesë parlamentare të NATO-s, Hju Bejli për të vëzhguar procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale”, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit Veljanovski.

Veljanovski tha se të gjitha palët e interesuara për vëzhgimin e procesit zgjedhor duhet të veprojnë dhe informojnë Komisionin Shtetror të Zgjedhjeve.

Previous articleDy shpërthime në Mitrovicë
Next articleKim ‘mbulohet’ për revistën arabe