Home Kronika TRAGJIKE në Dimal/ E zë korrenti teksa punonte në lavazh, humb jetën...

TRAGJIKE në Dimal/ E zë korrenti teksa punonte në lavazh, humb jetën 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal. Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë orarit të punës në një lavazh. Pronari i biznesit, një 37-vjeçar është arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.

Previous article“Play-off” i Conference League / FSHF mirëpret Strugën në “Elbasan Arena”
Next articleI dërgoi letra me helm Trump, 55-vjeçarja kanadeze dënohet me 22 vite burg, dëshmia: Më vjen keq që plani im dështoi