Home Rajoni Tragjike/ Foshnja 10 muajsh ndërron jetë 2 ditë para dasmës së prindërve

Tragjike/ Foshnja 10 muajsh ndërron jetë 2 ditë para dasmës së prindërve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një fosnje 10 muajsh ka humbur jetën në një aksident që e shkaktoi e ëma e saj 38-vjeçare.

Të shtunën ishte planifikuar dasma e çiftit dhe 38-vjeçarja po kthehej në Elassona nga Krania ku kishte shkuar për të rregulluar detajet e fundit të ceremonisë.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në rrugën provinciale Elassona – Kefalovrysou.

Një ambulancë e EKAB-it e mori foshnjën dhe e dërgoi me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Elassonës, ku për disa orë iu nënshtrua reaminacionit kardiopulmonar, por nuk mundi të qëndronte gjallë.

Në gjendje shoku ambulanca ka pritur nënën, e cila nuk ka pësuar lëndime, ndërsa babai nuk ka qenë me ta dhe më pas është njoftuar për ngjarjen tragjike.