Home Kronika Tragjike/ Betoniera shtyp një këmbësor, viktima humb jetën në vend

Tragjike/ Betoniera shtyp një këmbësor, viktima humb jetën në vend

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës ku nga veprimet paraprake bëhet me dije se: Një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, viktima nuk ka mundur tu rezistojë dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën në vend.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Previous articleSot gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahirin, shqyrtohen dy kërkesa
Next articlePlatformë pilot për regjistër të përbashkët biznesesh të Italisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë