Home Kronika Tragjedia në Himarë, polici Arjan Tase: Nëse do isha rrotulluar në anën...

Tragjedia në Himarë, polici Arjan Tase: Nëse do isha rrotulluar në anën tjetër, do kisha vrarë familjen time

Arjan Tase: Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time.