Home Kronika Tragjedia në Himarë/ “Nuk janë vetëm!”, e afërmja e Jonadës: Duhet të...

Tragjedia në Himarë/ “Nuk janë vetëm!”, e afërmja e Jonadës: Duhet të mbahet përgjegjësi, prindërit e saj…

Aktivistja Ilirjana Kuçana, një e afërme e familjes së përfshirë në tragjedinë e Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia ka folur për News24 lidhur me atë që po përjeton familja e vogëlushes.

“Kjo është një temë që kam zgjedhur të flas më parë sepse nuk është e këndshme aq më tepër kur je familjare. Për familjen tonë është shumë e freskët dhe prezente dhimbja. Blendi është larguar 17 vjeç nga Shqipëria, vinte çdo verë për pushime nga dashuria e malli për atdheun e familjen.
Edhe këtë verë ndodhi e njëjta gjë, ishte dita e dytë e pushimeve kur ndodhi tragjedia. Është një ngjarje e cila ishte paralajmëruar, është e dhimbshme të kesh fëmijën për dore e të ta marrin nga dora. Flas edhe si nënë, është e pashpjegueshme”, tha Kuçana.


Sipas aktivistes “në rastin konkret Jonada nuk kthehet, por kërkojmë të mbahet përgjegjësi për të dhe Jonadat e tjera të Shqipërisë. Prindërit e saj janë të admirueshëm për forcën që kanë gjetur për tu kujdesur për djalin, përtej dhimbjes që iu mor drita e syve, dhimbja është e papërshkrueshme. Jonada nuk ishte si të gjithë fëmijët e tjerë. Ishte ëngjëll dhe jam e sigurt që do të kujdeset nga lart për prindërit dhe vëllain e saj. Mbështetja e gjithë shqiptarëve u ka lehtësuar dhimbjen. Ata nuk janë vetëm”, tha ajo.

Sipas saj, e gjitha është politike sepse dikush duhet të mbajë përgjegjësi. “Në një vend normal ministri do të kishte dhënë dorëheqjen dhe jo të shkarkohej”, u shpreh ajo.

Ajo ka prekur edhe pjesën kur në protestën e fundit e organizuar përpara Ministrisë së Brendshme, ku ka telefonuar live kryeministrin Edi Rama.

 

 

“Kur kishte hall të madh kryeministri me studentët në 2018 më ka telefonuar. Aty ja kisha edhe numrin. E mora të hapte telefonin e të përgjigjej duke menduar si prind”, u shpreh ajo.