Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së trenit të mallrave me atë të pasagjerëve, humbën jetën 36 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave ndërsa i uron shërim të shpejtë të lënduarve.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama.
Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 36 persona dhe janë plagosur 66 të tjerë.