Home Rajoni Tragjedi në portin e Pireut: Ekuipazhi i anijes në nisje e shtyu,...

Tragjedi në portin e Pireut: Ekuipazhi i anijes në nisje e shtyu, humb jetën 36-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës portin e Pireut. Mediat në vend raportojnë se një 36-vjeçar ka humbur jetën teksa përpiqej të hipte në bordin e një anije që ishte nisur.

Ndërkohë, është publikuar edhe videoja e momentit kur punonjësit e anijes Blue Horizon, shtyjnë 36-vjeçarin për ta përzënë nga mjeti lundrues.

Anija është gati për nisje nga porti i Pireut me destinacion portin e Heraklion, Kretë kur një një person shihet duke ecur me vrap për të kapur portën e anijes që po mbyllej.

E ndërsa 36-vjeçari arriti të ngjitej, ekuipazhi e shtyn disa here derisa ai për një moment mbetet i varur e pastaj përfundon në det.

Ai lufton për disa çaste me dallgët dhe nuk dihet nëse 36-vjeçari e humbi jetën si pasojë e mbytjes apo nëse ka përplasur kokën. Ndërkohë që anija Blue Horizon vijoi lundrimin për në Heraklion sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Previous articleCikloni godet Brazilin, shënohen 21 viktima
Next articleTregtonin dru zjarri “në të zezë”, e pësojnë administratorët e dy subjekteve në Librazhd