Home Bota Tragjedi në Kanada/ Kamioni përplaset me këmbësorët, dy të vdekur dhe 9...

Tragjedi në Kanada/ Kamioni përplaset me këmbësorët, dy të vdekur dhe 9 të plagosur

Tragjedi në Amqui. Dy persona ndërruan jetë dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një gjysmë-kamion u përplas me ta në qytetin e vogël Amqui, në provincën e Quebec. Shoferi, fillimisht u arratis, por më pas u dorëzua tek autoritetet.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë, tha Hélène Saint-Pierre zëdhënëse e Policisë Provinciale të Quebec. Të vdekurit janë burra të moshës rreth 70 dhe 60 vjeç, ndërsa dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende nëse shoferi ka goditur me qëllim këmbësorët. Psikologët po nxitojnë në vendngjarje për të mbështetur njerëzit e tronditur, raporton ‘CNN’.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha në Twitter se “zemra e tij është me njerëzit e Amqui”, një qytet i vogël me rreth 6,000 banorë, 415 kilometra në verilindje të qytetit të Quebec.

Incidenti fatal vjen një muaj pasi një shofer autobusi u akuzua për vrasje pasi përplasi automjetin e tij në një çerdhe në një periferi të Montrealit, duke vrarë dy fëmijë.

Previous article“Unë kam ofruar që të nënshkruajmë propozimin e BE, por…”, Kurti për takimin në Ohër: Nuk varet gjithçka nga unë
Next articleUzuni thyen rekorde, ja si do projektohet Kombëtarja kuqezi