Home Sport Tragjedi në garat me motorë në Brazil, dy pilotë humbin jetën pas...

Tragjedi në garat me motorë në Brazil, dy pilotë humbin jetën pas aksidentit

Një ngjarje e rëndë e cilësuar edhe si tragjedi ka ndodhur në garat me motorë në Brazil. Në kampionatin kombëtar, të zhvilluar në qytetin Cascavel, dy pilotë humbën jetën pasi u përplasën në xhiron e parë.

42-vjeçari Andre Cardoso ra nga motori dhe më pas u përplas brutalisht nga 38-vjeçari Erico Rocha. Të dy u dërguan me urgjencë në spital, por me të mbërritur atje humbën jetën. Në shenjë zie gara u ndërpre.

Previous articleRama: Akuakultura, vlerë e shtuar e ekonomisë blu, 30 mijë ton prodhime deti në vit
Next articleHapen fashikujt e ish-Sigurimit të Shtetit për Qazim Mulletin, Prefektit të Tiranës gjatë Luftës së Dytë Botërore