Policia arrestoi dy ditë më parë duke trasportuar bomba me telekomandë, Gjykata ka vendosur burg për Erol Çiçin dhe Maringlen Grudan.
Bëhet me dije se në seancë të arrestuarit janë shprehur se çantat ku ishin bombat u është dhënë nga një person i tretë. Ata thanë se ishin duke lëvizur me personin në fjalë, por duke qenë se i është prishur makina kanë marrë çantën dhe kanë ardhur me furgon për ta pritur në Lezhë, duke mos ditur se në çantë kishte bombë.
Kjo dëshmi nuk është marrë në kosnideratë nga gjykata duke vendosur për ta ‘arrest me burg’.
Kujtojmë që Erol Çiçi 33 vjeç dhe Mariglen Gruda 30 vjeç banues në Durrës, janë arrestuar dy ditë më parë pasi u janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.