Home Histori Trafikimi i drogës, si funksionon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Trafikimi i drogës, si funksionon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Data shënonte 9 qershor 2021.

Një ngarkesë, e cila kishte të shkruar mbi të “asparagus i imët”, u vendos mbi një kamion në Perunë veriperëndimore.

Drejtimi ishte mbërritje në portin tregtar më të madh, Callao-s, i vendosur në kryeqytetin peruan, Lima.

Nga aty anija kishte si destinacioni përfundimtar portin e Roterdamit, në Holandë.

Por, ngarkesa nuk u largua dot nga porti i Amerikës së Jugut.

Agjentët e Policisë Kombëtare Peruane arritën të zbulonin se asparagu ishte i kontaminuar me një substancë që rezultoi se ishte kokainë e lëngshme.

“Substanca në Lima ka një vlerë prej 1 mijë e 300 dollarësh dhe kur arrin në një port në Evropë çmimi shkon në 40 mijë dollarë për kilogram”, shpjegoi drejtori i Policisë gjatë një daljeje për mediat, Danny Rodriguez.

Ekipi i efektivëve zbuloi dy tonë drogë, me vlerë 77 milionë dollarë.

Rodriguez tha se në piramidën e kësaj tregtie të kokainës ishin dy shtetas shqiptarë: Franko Malo i njohur si “Pelao” dhe Gentjan Meta i njohur si “Barbas”.

Të dy hynë legalisht në Peru, si turistë, por Policia i vëzhgoi gjatë gjithë qëndrimit të tyre në vend.

“Këta shqiptarë janë përgjegjës për mbështetjen financiare dhe logjistike në operacionin e trafikut të paligjshëm të drogës në territorin e Perusë”, tregoi Rodriguez.

Edhe pse nuk janë të shumtë në numër, nuk është më lajm që në vendet e Amerikës Latine, ku operojnë kartelet për prodhimin dhe tregtimin e drogës, ka burra me origjinë shqiptare.

Që nga vitet 2000, anëtarët e të ashtuquajturave klanet e familjes së “Mafies Shqiptare” kanë udhëtuar në rajonin e Amerikës Latine për të zgjeruar biznesin në Evropë.

“Klanet shqiptare të krimit janë në Amerikën Latine për një arsye: për të blerë kokainë të lirë”, thotë hetuesi i “InsightCrime”, Alessandro Ford.

Për të paktën dy dekadat e fundit, shqiptarët kanë krijuar kontakte me kartele dhe grupe të trafikut të drogës në vende si Kolumbia, Ekuadori, Meksika dhe Peruja.

Pa pasur nevojë të menaxhonin një numër të madh njerëzish dhe të kishin armë të kalibrit të lartë, si kartelet e Amerikës Latine, ata bënë marrëveshje fitimprurëse me grupet krimi

Rexhepi – gjeniu i krimit
Ai e nisi “karrierën e tij” si një vrasës me pagesë.

Në vitin 2013, kur ishte tashmë i arratisur, u dënua për dy vrasje të kryera në Shqipëri në vitin 1998.

Asokohe ishte vetëm 18 vjeç.

I regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë, Rexhepi u largua nga vendi menjëherë pas moshës 20-vjeçare për t’u fshehur.

U arrestua në vitin 2008 nga një Gjykatë italiane për trafik kokaine.

Pas tre vitesh ai u arratis. Në vitet në vijim – deri në arrestimin e tij në 2014, në një operacion që sekuestroi 278 kilogramë kokainë – Rexhepi krijoi një marrëdhënie të qëndrueshme me rrjetet kriminalë.

Duke hedhur kështu edhe themelet për menaxhimin e kompanisë “Bello”.

Ai i drejtonte operacionet nga pas hekurave. Kjo falë korrupsionit në ambientet e burgut.

Lirimi pa zhurmë

Mediat në Ekuador thonë se autoritetet e burgjeve ekuadoriane e liruan në heshtje. Rexhepi është parë për herë të fundit në janar 2022 gjatë regjistrimit të detyrueshëm dyjavor pranë autoriteteve të burgut.

Ai është zhdukur që atëherë, megjithëse një ndryshim në adresën e tij të shtëpisë u autorizua në shkurt, sipas gazetës “Infobae”, duke cituar dokumente gjyqësore.

Adresa e re nuk është dhënë.

Në nëntor 2021, Rexhepit iu dha një “regjim gjysmë i hapur” nga autoritetet e burgut të Ekuadorit, duke e liruar nga burgu i sigurisë maksimale dhe duke e lejuar të vendosej në një lagje luksoze jashtë qytetit port të Guayaquil-it.

Përveç regjistrimeve dy javore, ai duhej të mbante një pajisje gjurmuese.

Ai ishte i detyruar të qëndronte në vend deri në vitin 2027.

Rexhepi u arratis nga një komisariat shqiptar në vitin 2006 dhe nga burgjet italiane dhe belge në vitin 2011.

Të tre vendet kanë aktualisht urdhër ekstradimi ndaj tij dhe e kanë dënuar për vrasje, trafik droge dhe grabitje me armë.

Ai u arrestua gjithashtu për një seri grabitjesh bankash të vitit 2011 në Spanjë, sipas gazetës spanjolle “El Periodico”.

Rexhepi është një nga trafikantët më të rëndësishëm të kokainës në Shqipëri.

Ata e quanin atë si kreun e “një perandorie shumë fitimprurëse kokaine” që shtrihej nga rrugët e Ekuadorit deri në mega-portet evropiane të Antwerp dhe Roterdam.

nale të atyre vendeve.

“Nuk do të shihni kurrë në Amerikën Latine një kolonë të armatosur të mafies shqiptare, përveç rojeve që ofrojnë mbrojtje”, shpjegon Victor Sanchez, një hetues meksikan i krimit të organizuar.

Fuqia e saj qëndron në kontrollin e përbashkët me mafiet e tjera – si ajo italiane –  të porteve të Evropës, përmes të cilave hyn droga dhe produktet ilegale.

Pse shqiptarët?
Shqipëria është një korridor historik tregtar midis Azisë dhe Evropës në Gadishullin Ballkanik.

“Kur ra komunizmi, Shqipëria, së bashku me ish-Bashkimin Sovjetik, përjetuan një rritje dramatike të krimit të organizuar”, shpjegon Ford.

Nga tregtimi i paligjshëm i heroinës dhe armëve te cigaret dhe njerëzit, “klanet kriminale shqiptare kontrabandonin gjithçka”, thotë studiuesi.

Në fillim të viteve 2000, shqiptarët filluan të lidhen me mafien italiane.

Në veçanti, ata ishin të lidhur me klane si Ndrangheta, një grupim i fuqishëm kriminale në Italinë jugore.

“Megjithatë, shqiptarët dërguan shpejt emisarë në Amerikën Latine për të negociuar blerjen me shumicë të kokainës së lirë”.

Që atëherë, ata kanë krijuar kontakte në vende të tjera prodhuese të drogës, si Bolivia, Kolumbia dhe Meksika.

Mafia shqiptare nuk është vetëm një grup, por ka disa klane në të gjithë Evropën, thonë ekspertët.

Grupi më e spikatur, e cila bashkon disa klane, quhet “Kompania e Bello”.

Ka tentakula në vende të ndryshme, si Britania e Madhe, Holanda, Belgjika, Franca, Spanja, Portugalia, Italia dhe Gjermania.

“Ka shumë vite që funksionon si një lloj diaspore, e ngjashme me grupet mafioze italiane si Cosa Nostra, Camorra dhe La ‘Ndrangheta”, shpjegon Sanchez.

Kompania Bello ka konsoliduar fuqinë gjatë njëzet viteve të fundit.

Megjithatë, në vitin 2020, Interpoli kreu një operacion të madh në 10 vende evropiane që çoi në arrestimin e 20 anëtarëve të shquar.

Ishte një goditje e rëndë për klanet familjare.

Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Policor (Europol), mafia shqiptare vendosi të mbulojë të gjithë zinxhirin e shitjes së drogës: nga organizimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri tek shpërndarja në të gjithë Evropën.

Për ta arritur këtë, klanet arritën të kontrollonin tregtinë e paligjshme në portet e Roterdamit (Holandë) dhe Antëerp (Belgjikë), nga ku shpërndanin drogë dhe angazhoheshin në tregti të paligjshme.

Europol raportoi se kompania pastronte para përmes një “sistemi alternativ të dërgesave klandestine me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien”.

Kështu, “duke mos lënë asnjë gjurmë provash për hetuesit”, ata kanë pastruar miliona euro për vite me radhë.

Ndikimi në Amerikën Latine
Në Amerikën Latine, mafia shqiptare u lidh me krahun e kartelit të fuqishëm meksikan Sinaloa të drejtuar nga Ismael “El Mayo” Zambada.

Ai është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të famëkeqit Joaquin “El Chapo” Guzman.

Njoftimet e ndryshme të shtypit, duke cituar informacione nga kabineti i sigurisë së qeverisë meksikane, tregojnë se “El Mayo” Zambada formoi një grupim të pastrimit të parave me anëtarë të klanit të vëllezërve Hisa.

Me ndihmën e tij, sipas dokumenteve të inteligjencës, ata krijuan kompani fiktive – kazino, restorante dhe një kompani eksporti – në shtetet e Baja California, Quintana Roo dhe Sonora.

Për Victor Sanchez, i specializuar në operacionet e grupeve kriminale në Meksikë, kjo aleancë është e logjikshme, sepse shqiptarët janë “më të mirë në pastrimin e parave sesa meksikanët”.

“Për të pasur një marrëdhënie të mirë me grupet meksikane, ato mund t’i ndihmojnë të pastrojnë paratë. Por me siguri ajo që çoi në kontakt ishte shitja e drogës”, beson Sanchez.

Për shqiptarët si Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hisa, prania e të cilëve u zbulua në Meksikë, vendet e rajonit të Amerikës Latine ofrojnë kushte të favorshme për të bërë biznes.

Alessandro Ford thotë se rajoni është “shumë tërheqës” edhe për ata që nuk janë thjesht emigrantë, por vendosen për periudha të gjata ose të përhershme.

“Shumë nga ata që migrojnë tashmë kanë precedentë penalë në Evropë, ndërsa disa janë të arratisur aktivë. Të kalosh Atlantikun do të thotë anonimitet, do të thotë një shans i dytë”.

Është i njohur rasti i Dritan Rexhepit, një trafikant droge i cili emigroi në Ekuador në fillim të dekadës së fundit dhe vendosi një skemë shpërndarjeje droge për kompaninë Belo.Shumë filluan ta quajnë “Mbreti i Kokainës”. (tema)

Previous articleNjë grusht dheu nga Çamëria
Next articleDrenusha- Trioletë nga Fatmire Duraku