Home Kronika Trafik ndërkombëtar droge, arrestohet një shqiptar në Itali

Trafik ndërkombëtar droge, arrestohet një shqiptar në Itali

Agjentët e Guardia di Finanza të Bolonjës kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar në akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, raportojnë mediat e huaja.

Arrestimi i shqiptarit lidhet me një megaoperacion të kryer më 30 maj, ku gjatë kontrolleve u sekuestruan më shumë se 40 prona dhe toka, 29 në Emilia Romagna, 13 në Kalabri, 14 makina dhe motoçikleta, 44 llogari bankare dhe 80 kompani, biznese dhe aksione, me një vlerë mbi 50 milionë.

Hetimet e kryera nga Grupi i Hetimit të Krimit të Organizuar Gico të Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Bolonjës, lidhet edhe me Hetimi i koordinuar me arrestimin e dy shtetasve nga Kalabria.
Previous articleZbardhen emrat e 5 shqiptarëve që vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi
Next articleOperacion në postin e Durrësit, sekuestrohen 44 mijë euro të padeklaruara dhe mallra kontrabandë