Home LifeStyle Tradhtia ndaj Shakirës ‘peshon’ shumë, Pique drejt shpalljes non grata në Kolumbi

Tradhtia ndaj Shakirës ‘peshon’ shumë, Pique drejt shpalljes non grata në Kolumbi

Duket se tradhtia ndaj Shakirës do i peshojë shumë futbollistit Gerard Pique. Lojtari i Barcelonës thuhet se do të shpallet një person i padëshiruar, ‘non-grata’ në Kolumbi, vendin e origjinës së këngëtares.

Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së njohur. Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi.

Jo vetëm për shkak të tradhtisë së pretenduar ndaj këngëtares. Kolumbianët janë të nervozuar sepse futbollisti ka vizituar vendin e Amerikës së Jugut vetëm një herë me Shakirën në 12 vitet e lidhjes.