Bukuroshja Irina Shayk është plotësisht e buzëqeshur në të njëjtën kohë kur i dashuri i saj Cristiano Ronaldo është përfshirë në një debat mediatik për një tradhti të mundshme me një modele braziliane. “The Sun” publikoi dëshminë e 27 vjeçares Andressa Urach e cila pohonte se kishte shkuar në shtrat me Ronaldon. Por Irina nuk e humbet aspak shkëlqimin e zakonshëm ndërsa është ndjekur me interes nga mediat kur frekuentoi darkën e veçantë të thërritur nga Presidenti Barack Obama.