Home Sport Tottenham nund West Ham në Londër! Dortmund-i ‘poker’ golash, ndjek këmba-këmbës Bayern-in

Tottenham nund West Ham në Londër! Dortmund-i ‘poker’ golash, ndjek këmba-këmbës Bayern-in

Pas humbjes me Leicester dhe Milanin në Champions League Tottenham është kthyer te fitoret në Premier League, pasi ka mposhtur 2-0 West Ham.

Në Londër sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 56 nga Emerson Royal, ndërsa në vijim do gjente rrugën e rrjetës edhe Son. Kjo fitore e çon Tottenham në vendin e katërt, por ‘spursat’ e Conte-s gjithsesi rrezikojnë të dalin nga zona Champions pasi Neëcastle i vendit të pestë që ka 1 pikë më pak ka gjithashtu një ndeshje më pak.

Ndërkohë në Bundesligë Dortmund-i vijon me ecurinë pozitive pasi sot shkatërroi 4-1 Hertha-n e Berlinit. Në ‘Sigal Iduna Park’ golat u realizuan nga Adeyemi, Malen, Reus dhe Brandt. Si pasojë e fitores verdhezinjtë shkojnë në kuotën e 43 pikëve, po aq sa Bayern Munchen i vendit të parë, por bavarezët kanë golavarazh më të mirë.

Previous articleNew York Times: Piramida e diktaturës, basti i së ardhmes së Shqipërisë
Next articlePërballimi i pasojave të krizës energjetike, Shqipëria përfiton 80 mln euro nga BE