Home Sport Tjetër mbrojtës “tradhton” Interin, serbi afër rinovimit me Fiorentinan

Tjetër mbrojtës “tradhton” Interin, serbi afër rinovimit me Fiorentinan

Gjigantit italian, Inter, nuk po i ec fati mirë sa i përket gjetjes së një qendërmbrojtësi, ku pas dështimit të transferimit të Glesion Bremer, “Nerazzurët” pritet të humbin garën edhe për një tjetër mbrojtës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin serb të Fiorentinas, Nikola Milenkovic, i cili së fundmi ka qenë nën radarin e dy gjigantëve italianë, Juventus e Inter.

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Gianluca DiMarzio, Fiorentina ka zhvilluar sot bisedime me agjentin e Milenkovic për t’ia rinovuar kontratën këtij të fundit, ku ajo aktuale i skadon në qershor të vitit 2023.

Po ashtu, DiMarzio raporton se të dy palët janë duke diskutuar për një marrëveshje shumëvjeçare, gjë kjo që tani ia komplikon punët Interit sa i përket arritjes së një marrëveshjeje me Fiorentinan.