Pas humbjes me Vllazninë Partizani ka hedhur një tjetër hap fals në Superligë, pasi të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Kastriotit.
Në Kamëz të parët që realizuan ishin të besuarit e Colella-s të cilët kaluan në avantazh me Tedi Caren, ndërsa më tej krutanët arritën të gjenin baraspeshën dhe të dilnin me një pikë nga kjo ndeshje. Për rrjedhojë Partizani kryesues ka shkuar +2 pikë nga Tirana ndjekëse, por bardheblutë në orën 16:00 luajnë kundër Bylisit dhe në rast se ia dalin të fitojnë do riktheheshin të parët.