Home Sport Tirana zgjidh ngërçin në FIFA, bardheblutë zhbllokojnë merkaton

Tirana zgjidh ngërçin në FIFA, bardheblutë zhbllokojnë merkaton

Tirana ka mundur të gjejë akordin me Elton Cale dhe Agustin Torassa, duke paguar borxhin ndaj dy ish-futbollistëve dhe zhbllokuar kësisoj merkaton. Kampionët në fuqi të Superligës së futbollit prej disa javësh nuk mund të regjistronin lojtarë të rinj, kjo për shkak se FIFA i vendosi bllokim të merkatos për shkak të borxheve të papaguara.

Tanimë Tirana do mund të regjistrojë emrat e Regi Lushkjas dhe Kristal Abazaj në FSHF dhe FIFA, sipas Oversport, me trajnerin Shehi që do ketë nesër në 19:00 dyshen të gatshëm në transfertë kundër Erzenit.

Largimi i Xhixhës apo edhe Limajt ka lënë boshllëqe te Tirana, teksa për nesër edhe Deliu është mungesë e sigurt për shkak të kartonave. Me zhbllokimin e merkatos, Shehi do ketë në mesin e fushës Lushkjan, Aleksin dhe Hilën.

Previous articleQeveria e Kosovës shpërndan 50 euro shtesë për të gjithë punonjësit e sektorit publik
Next articleNesër zhvillohet në Tiranë koncerti i këngëtarit grek, Konstantinos Argiros, Veliaj: Ju mirëpresim në Pallatin e Kongreseve