Një pallat në ndërtim është përfshirë nga flakët këtë të hënë në kryeqytet, pranë Bulevardit të Ri.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës.
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, ndërkohë që shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.04.2023, te “Bulevardi i Ri”, ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym), dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimpr po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.