Home Sport “Tirana luks, do të fitojmë titullin”, rrëfehet Kristal Abazaj: Ja pse zgjodha...

“Tirana luks, do të fitojmë titullin”, rrëfehet Kristal Abazaj: Ja pse zgjodha bardheblutë

Kristal Abazaj e quan skuadër luksi Ti ranën në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, pak orë pasi bardheblutë e kanë zyrtarizuar si lojtarin e tyre më të ri në ekip. Klubi bardheblu e ka bërë diçka të tillë me anë të një videoje mjaft interesante në rrjetet sociale dy ditë më parë. 26-vjeçari është shfaqur me fanellën bardheblu dje në stërvitje, teksa pritet t’i japë një dorë skuadrës për arritjen e objektivave.

Abazaj ka luajtur më parë për Osijek, Anderleht apo edhe Istanbulspor. Gjithashtu, lojtari në fjalë mbahet mend nga tifozët shqiptarë, pasi ka luajtur edhe në vendin tonë me Luftëtarin dhe Kukësin.

Edhe pse Tirana ka afruar shumë lojtarë cilësorë këtë verë, afrimi i Abazajt do të thotë që bardheblutë janë skuadra bombë në Shqipëri. Lojtari pas dëmtimit është aktivizuar 185 minuta në pesë ndeshje të Superligës turke.

Abazaj u largua pak ditë më parë nga Istanbulspori, ekip me të cilin numëron pesë paraqitje sezonale në kampionatin turk. Nga ana tjetër lojtari doli dje në stërvitje, por ende nuk është gati për të qenë në fushën e lojës.

 

 

Abazaj, vendosët që të firmosnit një kontratë me Tiranën. Pse zgjodhët bardheblutë?

Normalisht pse jo të mos luaja me kampionët e Shqipërisë. Tirana është luks për Shqipërinë dhe lojtarët më të mirë. Mendoj që kjo është një mundësi mjaft e mirë për të bërë tre hapa përpara në karrierën futbollistike.

E keni ndjekur kampionatin shqiptar e Tiranën dhe çfarë mendimi keni për këtë ekip?

Të jem i sinqertë nuk është se e kam ndjekur shumë Kategorinë Superiore. Ama e kam parë se klubi i Tiranës ka një ekip shumë të mirë, me një përbërje të mirë lojtarësh. Nga ana individuale është skuadra më e mirë. Besoj se i kemi të gjitha kapacitetet për të dalë kampionë të Shqipërisë edhe këtë vit.

Ju thatë që qëllimi i skuadrës bardheblu është që të dalë kampione e Shqipërisë. Mund t’ia dalë?

Unë e them publikisht që te Tirana kam ardhur për të dalë kampion i Shqipërisë dhe për t’i dhënë një dorë Tiranës. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë dhe kapacitetin për ta bërë një gjë të tillë.

Përveç dëmtimit që patët, i cili edhe ju la gjatë jashtë fushave, çfarë nuk shkoi në Turqi?

Tek Instanbulspori u mbyll situata. Kishte ardhur fundi i një cikli. Gjëra të bukura ndodhën, po ashtu edhe të këqija, por do ta marr me vete si diçka të bukur. Panorama Sport

Previous articleBiden emëron ekspertin e Rusisë David J. Kostelancik si ambasador në Shqipëri
Next articleDeputeti shqiptar në Kuvendin serb letër për Escobar: Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi!