Home Sport Tifozet e Chelseat kundër dyshes Benitez-Torres

Tifozet e Chelseat kundër dyshes Benitez-Torres

torres-300x168  Humbja ne gjysmefinalet e Kupes se Liges perballe Swansea ka tensionuar perseri situaten te Chelsea, me tifozet e skuadres qe kane kerkuar ne kor largimin e trajnerit Rafael Benitez dhe sidomos sulmuesit Fernando Torres.

Qe nga Momenti kur Swansea kaloi ne avantazh ne pjesen e pare, tifozet filluan koret kunder Benitez, duke i kerkuar te largohej, ndersa thirreshin emrat e Jose Mourinho dhe Roberto Di Matteo, bashke me ate te Frank Lampard.

Me pas, seria e gabimeve ne pasime te Fernando Torres solli irritimin e stadiumit me sulmuesin spanjoll dhe tifozet kerkuan qe ne vend te tij te aktivizohej blerja e re e klubit, Demba Ba. I vetmi moment kur Benitez u duartrokit nga tifozet ishte pikerisht kur futi ne fushe sulmuesin 27 vjecar, duke larguar Torres, i cili duket se tashme ka humbur perfundimisht besimin e tifozeve londineze.

Per me teper, Ba u tregua shume me i rrezikshem ne 9 minutat qe luajti sesa Torres ne 81 minutat e meparshme, duke bere qe tifozet te shtonin talljet ndaj Benitez, per ta cilesuar nje trajner te paafte. Ne nje situate te tille, mediat angleze raportojne se edhe presidenti Roman Abramovich tashme eshte shqetesuar per situaten e rrezikshme qe eshte krijuar me tifozet, pasi rrezikon qe ne ndeshjet e ardhshme te shohe stadiumin gjysme te boshatisur dhe te ardhurat e klubit te reduktuara ndjeshem.

Previous articleNis faza e dytë në Serinë A
Next articleMaqedoni: Opozita sot fillon “Marshin e së vërtetës”