Home Kronika Theu masën ‘arrest shtëpie’ për të shpërndarë kanabis, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Theu masën ‘arrest shtëpie’ për të shpërndarë kanabis, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Një 39-vjeçar ka rënë në pranga pasi theu masën e sigurisë për të shëprendarë kanabis.  Blutë e Vlorës arrestuan 39-vjeçarin e akuzuar për Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjes e dozave të lëndës narkotike. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Previous articleMourinho reagon ashpër ndaj ndëshkimit të Juventusit… “Më vjen keq për Allegrin”
Next articleEmigrantët e paligjshëm, Rishi Sunak: Do e luftojmë përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë e Francën