Home Bota Thatësira në Itali/ Qyteti i Romeos dhe Zhulietës merr masa drastike, kufizon...

Thatësira në Itali/ Qyteti i Romeos dhe Zhulietës merr masa drastike, kufizon përdorimin e ujit të pijshëm

Qyteti i Veronës në Itali, ka vendosur ditën e sotme që të kufizojë përdorimin e ujit të pijshëm për të përballuar thatësirën që po prek gadishullin.

“Për shkak të situatës meteorologjike dhe pasojave të saj në furnizimin me ujë, kryetari i bashkisë ka nënshkruar një urdhëresë që kufizon përdorimin e ujit të pijshëm vetëm për qëllime shtëpiake”, tha vendlindja e Romeos dhe Zhulietës në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Deri më 31 gusht do të ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm për ujitje të perimeve, luleve dhe fushave sportive. Gjithashtu nuk lejohet të përdoret në pishina apo për larjen e makinave. Komuna nënvizoi se kushdo që shkel këto kufizime mund të gjobitet deri në 500 euro.

Komunitete të tjera italiane kanë miratuar masa të ngjashme, por Verona është qyteti më i madh deri më tani që është detyruar të vendosë kufizime të tilla drastike.