Home Kosova Thaçi: Është përpiluar dokumenti për vlerësimin e ndikimit të MSA-së

Thaçi: Është përpiluar dokumenti për vlerësimin e ndikimit të MSA-së

largea_17-9-2013_-_zkm1379409042Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se është përpiluar dokumenti i quajtur ”Vlerësim i ndikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, i cili duhet të përditësohet sipas nevojës me qëllim që të kemi një marrëveshje që do t’i qëndrojë kohës dhe do të reflektojë nevojat e industrisë dhe të sektorit të bujqësisë.

Këto komente ai i bëri në takimine dytë të ekipit negociator për marrëveshjen e stabilizim asociimit. Thaçi po ashtu kërkoi nga resorët përkatës qeveritarë që të angazhohen maksimalisht në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i negocimit të MSA-së.