Home Kosova Thaçi: Është koha për marrëveshje paqësore

Thaçi: Është koha për marrëveshje paqësore

largea_thaci-mediaa1366194436Ne edhe njëhere kemi ardhur me qëllimin më të mirë për arritjen e marrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte bashkëpunim rajonal, fqinjësi të mirë dhe perspektive euroatlantike për dy vendet tona dhe popujt tanë.

Kjo marrëveshje nuk do të ishte vetëm në interesin e Kosovës, por do të ishte edhe në të mirë të Serbisë dhe të Bashkimit Evropian, të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shpresoj se edhe Serbia do të reflektojë dhe do të punojë për arritjen e marrëveshjes.

Definitivisht është koha ta lëmë të kaluarën prapa dhe të shikojmë nga e ardhmja, të arrijmë marrëveshjen për bashkëpunim, fqinjësi të mirë dhe perspektivë të gjithanshme. Ne mjaftë kemi pasur konflikt një shekullor, është koha për paqe dhe marrëveshje paqësore”, ka thënë Thaçi para takimit në Bruksel.

Previous articlePakistan tërmeti – Ushtria në ndihmë viktimave
Next articleHomazh pêr elitarizmin…