Home Kosova Thaçi e Veseli intervistohen nga Gjykata Speciale

Thaçi e Veseli intervistohen nga Gjykata Speciale

Kadri Veseli u intervistua në Frankfurt, Hashim Thaçi u intervistua dy herë nga Gjykata Speciale. Kështu ka thënë publikisht deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili është i bindur se ata të dy janë marrë në pyetje nga dhomat e posaçme të Speciales, shkruan “Bota sot”.

Kujtojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar drejtëpërdrejt nga Gani Geci si urdhërues direkt i vrasjeve të disa prej figurave të LDK-së.

Para pak ditësh në Hagë për tu intervistuar shkoi edhe kryeministri, tash në dorëheqje, Ramush Haradinaj.