Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmë në emisionin ‘Open’ , ku tha se opozita ka organizuar veprime dhe skenare në protestat për Klodian Rashën. Ai tha se ka përgjime dhe sms nga shërbimi sekret që demonstrojnë këtë gjë dhe se 3 mesazhe të tilla ai i ka parë vetë. Lidhur me deklaratën e tij tronditëse, ka ndërhyrë dhe diplomati i njohur Agim Nesho.
“Unë e kam mik Spahiun dhe e vlerësoj në opinionet e tij, pjesa e interpretimit mu duk shumë subjektive”
Eni Vasili: Ai flet për përgjime konkrete, flet për agjenci. Ka parë mesazhe.
Nesho: Nuk ka. Nuk duhet të paragjykojmë edhe nga SMS e liderave të opozitës. Në këtë rast nuk duhet ti ngatërrojmë gjërat pasi opozita kur ka dalë hapur i ka mbushur sheshet. Ky është një mëkat i madh që bëjmë nëse këtë shpërthim të rinisë shqiptare, të drejtë të mos e përkrahnin.